Lidhje

Afganistan: Talebanët vrasin 10 punonjës të ndihmave humanitare


Një grup i krishterë ndihmash që vepron në Afganistan tha se persona të armarosur vranë 10 nga punonjësit e tij, përfshirë gjashtë amerikanë, të cilët po sillnin ndihma mjeksore për fshatarët afganë.

Drejtori i Misionit të Ndihmës Ndërkombëtare, Dirk Frans tha se zyrtarët afganë e informuan se kishin gjetur trupat e pajetë të punonjësve të ndihmave, të shpuar nga plumbat pranë një pylli në provincën e Badakshanit.

Autoritetet thanë se trupat ishin të dy afganëve dhe tetë të huajve, pesë burra dhe tri gra, mes tyre një britanike dhe një gjermane.

Talebanët morrën përsipër përgjegjësinë për vrasjen e grupit, duke i akuzuar ata se përpiqeshin të përhapnin krishtërimin dhe thanë se kishin me vete bibla në gjuhën vendase, dari.

Dy afganë të tjerë që po udhëtonin me grupin shpëtuan, një prej tyre tha se iu lut personave të armatorus t’i falnin jetën, duke recituar vargje nga Kurani.

XS
SM
MD
LG