Lidhje

Vriten tre trupa të NATO-s në Afganistan


Zyrtarë të NATO-s thanë se një person i veshur me uniformë të Ushtrisë Kombëtare Afgane sulmoi dje forcat e koalicionit duke vrarë tre ushtarë.

Në një deklaratë, NATO-ja tha se për incidentin, i cili u zhvillua në jug të Afganistanit, po zhvillohen hetime.

Viktimat do të identifikohen nga autoritetet kombëtare përkatëse.
Ushtarakët e aleancës ndërkombëtare në Afganistan janë shpesh në shënjestër të sulmeve nga militantët talebanë.

Në fillim të këtij muaji, një person i veshur me uniformë të policisë afgane qëlloi dhe vrau një tjetër anëtar të koalicionit.

Gjatë këtij viti janë vrarë në sulme të ngjashme rreth 40 trupa të NATO-s.
XS
SM
MD
LG