Lidhje

Afganistan: Vritet shefi i Këshillit të Paqes së provincës Kunar


Autoritetet në Afganistanin lindor thonë se një person vetëvrasës me bombë ka vrarë shefin e Këshillit të Paqes të një province dhe djalin e tij. I dërguari për paqen po kthehej në shtëpinë e tij pas lutjeve të së premtes në provincën Kunar në kohën kur u sulmua. Roja e tyre u plagos.

Këshilli për Paqen punon për të sjellë luftëtarët talebanë në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje politike mbi luftën 10 vjeçare në Afganistan.

Vitin e kaluar, një person vetëvrasës me bombë vrau shefin e Këshillit të Lartë të Paqes, ish presidentin Burhanuddin Rabbani. Ky sulm ishte më famëkeqi në Afganistan që nga ndërhyrja e trupave amerikane dhe rrëzimi i regjimit taleban.

XS
SM
MD
LG