Lidhje

Marrëveshje e rivalëve presidencialë afganë


Kandidatët rivalë presidencialë në Afganistan kanë rënë dakord për t'u dhënë fund mosmarrëveshjeve elektorale dhe të fillojnë të punojnë në drejtim të një qeverie të unitetit kombëtar.

Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani kanë qënë të bllokuar me auditimin e tetë milionë votave të hedhura gjatë balotazhit presidencial, me vetëm një pjesë të fletëve të votimit të shqyrtuara për parregullsi deri tani.

Pas ditës të dytë të bisedimeve me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry në Kabul, kandidatët nënshkruan sot një marrëveshje duke thënë se do të bashkëpunojnë për formimin e një qeverie kombëtare të unitetit pasi të përfundojë auditimi.

Gjatë një konference për shtyp, zoti Abdullah tha se marrëveshja është një tjetër hap përpara drejt interesave për të forcuar bashkimin kombëtar në vend, zbatimin e ligjit dhe shpresën për një të ardhme më të mirë për popullin afgan.

Zoti Ghani riafirmoi gjithashtu angazhimin e tij për të punuar me zotin Abdullah drejt një qeverie të bashkimit kombëtar, hollësitë e së cilës nuk u bënë të ditura sot. Zoti Kerry u tha gazetarëve se kandidatët kanë rënë dakort të pranojnë rezultatet e auditimit. Shtetet e Bashkuara kërkojnë një president të ri afgan në detyrë para fundit të këtij muaji, përpara takimit të nivelit të lartë të Natos në Wales në 4 shtator i cili do të përqëndrohet në rolin e komunitetit ndërkombëtar në Afganistan.

XS
SM
MD
LG