Lidhje

Sekretari Kerry të premten në Kabul


Në një përpjekje për të zgjidhur akuzat për manipulim në zgjedhjet presidenciale në Afganistan që kandidati Abdullah Abdullah pretendon se ka fituar, sekretari i shtetit John Kerry do të vizitojë Kabulin të premten.

Presidenti Barack Obama dhe sekretari Kerry kanë paralajmëruar zotin Abdullah kundër shpalljes së fitores në mënyrë të njëanëshme, përpjekjes për të marr postin apo formimit të një qeverie paralele, siç kërcënoi të bëjë kandidati i tij për nënpresident.

Rezultatet paraprake të balotazhit të 14 qershorit tregojnë se zoti Abdullah ka humbur ndaj kandidatit Ashraf Ghani me një milionë vota.

Por zoti Abdullah tha sot se ai është fitues “pa asnjë dyshim” dhe premtoi të mos pranojë kurrë atë që e quajti “qeveri mashtruese” duke shtuar se do të presë të takohet me zotin Kerry para se të ndërmarr ndonjë veprim.

Zoti Kerry paralajmëroi "se çdo veprim për tëmarrë pushtetin në mënyrë të paligjshme do t’i kushtojë Afganistanit” mbështetjen financiare dhe të sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG