Lidhje

Sot balotazhi për presidentin e ri afgan


Afganët votojnë sot në balotazhin presidencial, nën kërcënimin e sulmeve talebane.

Talebani është betuar të pengojë me dhunë zgjedhjet dhe duket se atmosfera në vend është e tensionuar, ndërkohë që forcat e sigurisë bënin përpjekjet e fundit për të garantuar sigurinë në qendrat e votimit.

Trupat afgane kanë forcuar ndjeshëm sigurinë, duke ngritur postblloqe të reja, duke kontrolluar makina e kamionë të parkuar në rrugët e Kabulit.

Kandidatët presidencialë, Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani, janë zotuar të ruajnë lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara. Kjo do të lejonte që në Afganistan të mbeten afro 10 mijë trupa amerikane për dy vjet shtesë për të vazhduar operacionet anti-terroriste dhe për të stërvitur e këshilluar ushtrinë dhe policinë afgane.

Dy kandidatët kanë shërbyer në Kabinetin e Presidentit Hamid Karzai, i cili ka udhëhequr vendin që nga 2001, pas rrëzimit të regjimit taleban.
XS
SM
MD
LG