Lidhje

Zgjedhjet afgane sukses, rezultati nuk ka dalë ende


Të paktën 13 vetë humbën jetën nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në jug të Afganistanit.

Zyrtarët lokalë thonë se shpërthimi goditi një automjet me civilë afganë, ndërsa udhëtonte në një rrugë të pashtruar në distriktin Maiwand të provincës Kandahar.

Ata thonë se trafiku kishte devijuar nga rruga kryesore pas një shpërthimi tjetër që kishte vënë në shënjestër trupa të huaja.

Shpërthimi vjen dy ditë pasi afganët votuan në zgjedhjet presidenciale dhe anëtarë të këshillave lokale rajonale.

Talebanët kishin kishin kërcënuar të sabotonin votimin e së shtunës, por zgjedhjet u mbajtën relativisht të qeta, pas disa sulmesh ndaj politikanëve, gazetarëve dhe forcave të sigurisë në javët e mëparshme.

Zgjedhjet të suksesshme

Departamenti amerikan i Mbrojtjes i quajti të hënën “historike” zgjedhjet ku miliona votuan nën mbrojtjen e forcave të sigurisë.

Votimet presidenciale në Afganistan po komentohen si sukses, pas një pjesëmarrjeje prej 7 milionë votuesish, që dolën për të hedhur votën pavarësisht nga kërcënimet e Talibanit. Afganët thonë se suksesi i vërtetë i zgjedhjeve varet nga pranimi i rezultatit nga kandidatët.

Në një fundjavë të pazakontë, afganë si Ismail Qoreshi dukeshin të lumtur. Para palestrës Gold’s Gym në Kabul, Qoreshi thotë se zgjedhjet presidenciale ishin sukses i madh:

"Ky është një moment i lumtur për afganët, kemi votuar për një udhëheqës të ri”. 95% e njerëzve shprehen të kënaqur që procesi eci mirë në votime. Eshtë një lajm i mirë për popullin tonë,” thotë ai.

Rreth 7 milionë votues dolën pavarësisht nga kërcënimet e Talibanit në zgjedhjet presidenciale të së shtunës.

Presidenti amerikan Barak Obama përgëzoi popullin afgan për pjesëmarrjen e së shtunës, të cilën e vlerësoi si kritike për të siguruar të ardhmen demokratike të Afganistanit si dhe për të vazhduar mbështetjen ndërkombëtare.

Vota, thotë Andrew Wilder i Institutit Amerikan të Paqes, ishte një mesazh i qartë ndaj ekstremistëve:

"Nëse 7 milionë afganë dolën për të votuar pavarësisht nga kërcënimet, mendoj se kjo mund të interpretohet si një disfatë domethënëse ndaj Talibanit”.

Megjithëse votimet kanë përfunduar, procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende. Akuzat për manipulime kanë filluar dhe Talibani sulmoi dje një autokolonë me kutitë e fletë-votimeve. Punonjës të ndihmave gjetën vdekjen dhe kuti me fletë-votime u shkatërruan.

Nëse dalin me sukses, zgjedhjet e së shtunës do të jenë i pari rast kur pushteti është transferuar në mënyrë paqësore në Afganistan.

Tani shqetësimi kryesor është se nëse kandidatët fillojnë zënkat se kush doli fitues, përplasjet e tyre mund të shkaktojnë trazira më të gjera duke minuar suksesin e zgjedhjeve të së shtunës.
XS
SM
MD
LG