Lidhje

AI: Afganistan, të zhvendosurit në nevojë urgjente


Grupi i të drejtave tha sot në një deklaratë se shumica e atyre që kanë vdekur në dy javët e para të këtij muaji kanë qenë fëmijë

Amnesty International thotë se personat e zhvendosur gjatë dimrit të këtij viti në Afganistan kanë nevojë në mënyrë “të dëshpëruar dhe të menjëhershme” që qeveria e vendit dhe partnerët e saj ndërkombëtarë të përmirësojnë dhënien e ndihmës për ta, ndërkohë që moti i ftohtë ka shkaktuar 17 viktima mes njerëzve që jetojnë në qendrat e strehimit të përkohshëm.

Grupi i të drejtave tha sot në një deklaratë se shumica e atyre që kanë vdekur në dy javët e para të këtij muaji kanë qenë fëmijë. Deklarata gjithashtu paralajmëronte mbi rrezikun e një përsëritjeje të mundshme të dimrit të kaluar, kur 100 njerëz humbën jetën në qendrat e strehimit të përkohshëm, për shkak të mungesës së ndihmës.

Zëvendës drejtoresha e Amnesty International për Azi-Paqësorin, Polly Truscott, i cilësoi vdekjet "një tragjedi e parandalueshme" dhe fajësoi "koordinimin e papërshtatshëm të ndihmës për dimrin" të ofruar për qindra mijëra njerëzit që jetojnë në kampet e të zhvendosurve në të gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG