Lidhje

SHBA, NATO shënojnë zyrtarisht fundin e luftës në Afganistan


Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja shënuan sot zyrtarisht fundin e luftës 13 vjeçare në Afganistan, por qeveria afgane ende përballet me një kundërshtar të vështirë siç është kryengritja talebane.

SHBA dhe aleanca ushtarake perëndimore u dhanë fund operacioneve të drejtpërdrejta luftarake me një ceremoni në selinë e tyre në Kabul. Por ato planifikojnë të mbajnë në vend 13.500 trupa, ndër të cilat 11.000 amerikane, për të ndihmuar me trajnime dhe këshilla forcat qeveritare që do të marrin përgjegjësitë luftarake dhe të sigurisë më 1 janar.

Komandanti i Forcës Ndërkombëtare, Gjenerali amerikan John Campbell, tha se SHBA dhe NATO-ja nuk po e braktisin Kabulin.

Nëse forcat afgane do të jenë në gjendje ta frenojnë kryengritjen, kjo mbetet një pyetje e hapur.

XS
SM
MD
LG