Lidhje

Talebanët, një tjetër shpërthim


Talebanët morën përgjegjësinë për një tjetër shpërthim vetëvrasës me makinë bombë në Afganistan, një ditë pas një serie shpërthimesh terroriste, në të cilat u vranë më shumë se 50 vetë, brenda dhe në periferi të Kabulit.

Në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës, talebanët thanë se ata qëndronin pas shpërthimit të së shtunës në provincën veriore Kunduz. Zyrtarët afganë thanë dje se numri i viktimave nga shpërthimi ishte rritur në 29. Shumica e tyre ishin pjestarë të një milicie pro-qeveritare.

Kryeqyteti afgan është në tension pas një vale dhune – më e rënda që kur talebanët konfirmuan se grupi i tyre ka një udhëheqje të re pas vdekjes së themeluesit të tij Mullah Omar.

Talebanët morën përgjegjësinë për dërgimin e tre personave për të sulmuar të premten një bazë të forcave speciale amerikane pranë aeroportit kryesor të Kabulit. Nga sulmi u vranë tetë kontraktorë civilë të ushtrisë dhe një ushtarak amerikan.

Po të premten, një taleban i veshur me uniformë policie hodhi veten në erë brenda një grupi kadetësh në një akademi policore afgane në Kabul. Të paktën 27 vetë u vranë dhe më shumë se 25 u plagosën.

XS
SM
MD
LG