Lidhje

Afganistani, vend kryesor në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Lisbonë

  • Ravi Khanna

Afganistani, vend kryesor në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Lisbonë

Afganistani, vend kryesor në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Lisbonë

Afganistani pritet të zërë një vend kryesor në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Lisbonë. Sipas njoftimeve të medias, udhëheqësit e NATO-s pritet të diskutojnë mbi përfundimin e misionit luftarak në Afganistan dhe kalimin e përgjegjësive të sigurisë tek forcat afgane brenda një kufiri kohor prej katër vjetësh. Siç na njeh edhe materiali në vazhdim, një plan i tillë do të ndihmojë t’i japë fund debatit të gjatë mbi një afat të mëparshëm që presidenti Obama përmendi vitin e kaluar.

Aleatët e NATO-s pritet të diskutojnë një plan në Lisbonë që synon t’i jap fund operacioneve luftarake në Afganistan deri në vitin 2014.

Nëse miratohet, plani do t’i japë fund debateve që morën shkas nga njoftimi i presidentit Obama vitin e kaluar se trupat amerikane mund të fillojnë të largohen nga Afganistani nga fillimi i vitit 2011.

Pavarësisht se ai tha atëherë se çdo tërheqje do të varej nga kushtet në terren, njoftimi u nënkuptua sikur trupat amerikane mund të tërhiqen nga Afganistani duke filluar nga korriku i ardhshëm.

Madje, ekspertët filluan të shprehin hamendje se talebanët mund të ndryshonin strategjinë dhe të prisnin largimin e forcave të NATO-s.

Senatori John McCain, numri dy në Komisionin e Senatit për Forcat e Armatosura, e ka shprehur shqetësimin e tij disa herë. Së fundmi, javën e kaluar në Kabul.

Kjo dërgoi një mesazh të gabuar dhe krijoi një problem ndaj duhet që presidenti amerikan të deklarojë pa mëdyshje se varet tërësisht nga kushtet. Shqetësohem se kjo inkurajon armiqtë dhe dekurajon miqtë tanë.
Deri tani, presidenti Obama nuk ka komentuar lidhur me këto debate mbi çështjen e afateve. Por i dërguari i tij i posaçëm për Afganistanin dhe Pakistanin, Richard Holbrooke, e theksoi politikën aktuale me fjalë të qarta gjatë vizitës në Islamabad të martën.

Politika ka të bëjë me transferimin e përgjegjësive të sigurisë tek ushtria dhe policia afgane gjatë katër viteve të ardhëshme ndërkohë që marrin fund operacionet luftarake.

Këto deklarata bëhen pas intervistës së presidentit afgan Hamid Karzai me gazetën Washington Post, kur kërkonte shkurtimin e forcave të koalicionit. Po ashtu edhe Sekretarja e Shtetit Clinton ka theksuar 2014-n si afatin e tërheqjes.

Në bazë të kushteve në terren, ne mbështesim synimin e theksuar të presidentit Karzai për kalimin e përgjegjësive të sigurisë tek afganët deri nga fundi i vitit 2014.

Por zoti Holbrooke shkoi një hap më tej në Islamabad, dhe sqaroi se edhe pas 2014-s, forcat ndërkombëtare do të mbeten në Afganistan për të ndihmuar qeverinë të stabilizojë vendin.

Kjo është një strategji tranzicioni dhe jo largimi. E them këtë sepse njerëzit në Afganistan dhe Pakistan ende kanë në mendje imazhet e vitit 1989 kur Bashkimi Sovjetik u tërhoq dhe Amerika i ktheu shpinën këtyre dy vendeve.

Në Washigton, ekspertët thonë se strategjia e tanishme në Afganistan duhet të jetë dërgimi i një mesazhi të qartë se forcat ndërkombëtare do jenë të pranishme atje derisa të përmbyesen talebanët ose të detyrohen të jenë pjesë e një zgjidhjeje të qendrueshme politike.

XS
SM
MD
LG