Lidhje

Afganistan: Dyshime për helmim tek 120 vajza


Nxënëse të një shkolle për vajza në Afganistanin verior po shfaqin shenja helmimi

Në Afganistanin verior, mjekët thonë se janë duke trajtuar mbi 120 vajza për mundësinë e helmimit. Një nga vajzat tha se kishte parë një nga shoqet që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se disa vajzave të tjera i kishte rënë të fikët pasi kishin pirë ujë.

Ndërsa ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë incident, është një fakt i njohur që talebanët venë në shënjestër shkollat e vajzave me helmime, apo sulme, në përpjekje për t’i mbylluar ato.

Në një tjetër incident në Afganistan, zyrtarët thonë se persona të armatosur, të paidentifikuar rrëmbyen dy mjekë të huaj dhe tre kolegë të tyre afganë. Ata ishin duke udhëtuar në rajonin Jaftal. Të gjithë ata ishin punonjës ndërkombëtarë ndihmash.
XS
SM
MD
LG