Lidhje

Afganistan: Parandalohet një komplot për vrasjen e presidentit Karzai

  • Zëri Amerikës

Afganistan: Parandalohet një komplot për vrasjen e presidentit Karzai

Afganistan: Parandalohet një komplot për vrasjen e presidentit Karzai

Autoritetet në Afganistan thonë se kanë parandaluar një komplot për vrasjen e Presidentit Hamid Karzai.

Agjencia afgane e zbulimit njoftoi sot se 6 persona të dyshuar u arrestuan, mes tyre edhe ata që ishin stërvitur në rajonin e Vaziristanit verior në Pakistan.

Një zëdhënës i kësaj agjencie tha se në këtë grup "të rrezikshëm e të arsimuar", siç u shpreh ai, përfshiheshin mësues, studentë si dhe njëri prej rojeve të zotit Karzai.

Autoritetet thanë se autorët e koplotit ishin në kontakt me një egjiptian dhe një bangladeshas, anëtarë të al-Kaidës dhe rrjetit Hakani në Pakistan. Zyrtarët thanë se komplotuesit kishin një fond prej 150 mijë dollarësh për të financuar aktivitetet e tyre.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë afgane tha se agjentë të zbulimit janë ende në kërkim të komplotuesve të tjerë, mes tyre mësues, studentë, punonjës të shërbimit civil si dhe një gazetar.

Presidenti Karzai ka qenë objektiv i të paktën 3 përpjekjeve pr ta vrarë që kur u bë president i Afganistanit në vitin 2002. Ai largohet shumë rallë nga kompleksi presidencial në Kabul, që kur i shpëtoi një atentati në vitin 2008 gjatë një parade ushtarake në kryeqytetin afgan.

XS
SM
MD
LG