Lidhje

Afganistan, përfundojnë zgjedhjet presidenciale


Në Afganistan u mbyllën qendrat e votimit dhe ka filluar numërimi i votave pas balotazhit të zgjedhjeve presidenciale mes kandidatëve Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani.

Talebanët kishin deklaruar se do t'i pengonin me dhunë zgjedhjet por atmosfera në të gjithë vendin u duke se u çtensionua me kalimin e orëve. Ministria e Brendshme njoftoi për 150 sulme të vogla, si shpërthime bombash në anë të rrugëve dhe sulme me raketa.

Siç njofton korrespondentja jonë në Kabul, sot në mëngjes në kryeqytet pati disa shpërthime, por jo njoftime për viktima.

Shtëpia e Bardhë përgëzoi afganët për "guximin dhe vendosmërinë" dhe i cilësoi zgjedhjet një hap domethënës për demokracinë në këtë vend.

Trupat afgane i shtuan mjaft masat e sigurisë, duke ngritur më shumë pika kontrolli dhe duke kontrolluar makinat e kamionët në rrugët që çojnë drejt kryeqytetit.

Të dy kandidatët presidencialë janë zotuar për marrëdhënie të ngushta ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Kjo do të lejojë rreth 10.000 trupat amerikane të qëndrojnë në vend edhe dy vjet të tjerë për të kryer operacione anti-terroriste si dhe për të vazhduar trajnimin e ushtrisë dhe policisë afgane.
XS
SM
MD
LG