Lidhje

Gjendja e sigurisë në Afganistan


Edhe pse forcat afgane të sigurisë kanë rimarrë kontrollin e qytetit verior Kunduz nga talebanët pas luftimeve të ashpra, gjendja e sigurisë në rajon është ende e brishtë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Ayesha Tanzeem shkoi në provincën Baghlan, në kufi me Kunduzin dhe dërgoi këtë raport mbi gjendjen atje:

Pazari në Pul e Khumri, qendra e provinces Baghlan tani është hapur– një tregues se siguria në zonë është përmirësuar. Dy javë më parë, ky ishte një qytet fantazëm.

Në veri të qytetit, policia kontrollon rrugën që të çon në Kunduz.

“Situata është më e mirë. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen për sigurinë. Ne do të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut. ” - thotë një polic.

Kjo garanci megjithatë nuk mund të zgjasë shumë. Talebanët mund të jenë larguar nga Kunduzi por janë të pranishëm në lagjet përreth – edhe në këtë provincë fqinje. Kjo pikë kontrolli është një objektiv i mundshëm.

Në zonën Dand e Shahbadeen ka një aktivitet të shpeshtë të talebanëve. Këtë javë, më shumë se njëqind, ndoshta deri në dyqind talebanë u përpoqën të sulmonin këtë rrugë dhe pikën e kontrollit të policisë. Banorët thonë se policia nuk ka municion të mjaftueshëm t’u kundërpërgjigjet.”

Megjithatë, njerëzit mund të lëvizin në veri më të sigurtë krahasuar me dy javë më parë. Luftimet kanë rënë dhe policia ka mundur të sigurojë rrugët kryesore.

Ndërsa forcat afgane të sigurisë kanë qënë në gjendje të përzenë talebanët me ndihmën e sulmeve ajrore amerikane, kërcënimet nuk kanë marrë fund.

XS
SM
MD
LG