Lidhje

10 të vrarë në Afganistanin lindor


Përgjegjësinë për sulmin në provincën Nuristan e morën talebanët

Zyrtarët në Afganistanin lindor thonë se disa militantë, përfshirë autorë sulmesh vetëvrasëse me bombë, hynë sot me forcë në një zonë të thellë, duke vrarë 10 vetë.

Përgjegjësinë për sulmin në provincën Nuristan e morën talebanët.

Të paktën 20 civilë, mes tyre fëmijë, u plagosën në këtë sulm. Autoritetet afgane thanë se luftimet zgjatën për 12 orë dhe ato përfunduan kur forcat e sigurisë i vranë të gjithë sulmuesit.

Forcat afgane u mbështetën nga forcat ajrore të NATO-s në luftimet me militantët.
XS
SM
MD
LG