Lidhje

Vriten 6 ushtarë të aleancës në Afganistan


Një zëdhënës i NATO-s konfirmoi gjatë një sulmi vetvrasës ndaj një patrulle të përbashkët amerikano-afgane pranë aeroportit të Bagramit, u vranë gjashtë ushtarë të aleancës dhe u plagosën tre të tjerë.

Zëdhënësi i NATO-s i tha Zërit të Amerikës se po kryhen hetime lidhur me shpërthimin pranë bazës më të madhe amerikane në atë vend. Grupi Taleban, përmes postimeve në median sociale, pretendon për vrasjen e të paktën 19 njerëzve, kryesisht ushtarë amerikanë. Ende nuk janë bërë të ditura kombësitë e viktimave dhe të të plagosurve.

XS
SM
MD
LG