Lidhje

Afganistan: Sulm ndaj konsullatës amerikane


Kryengritësit në qytetin Herat të Afganistanit ndërmorrën një sulm mbi konsullatën amerikane sot më mëgjes, duke vrarë dy afganë dhe plagosur 20 të tjerë.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha se forca të paidentifikuara hynë me kamion në portën kryesore ku sulmuan forcat e sigurisë.

Kamioni shpërtheu duke shkaktuar dëme të mëdha.

Zëdhënësja tha se forcat amerikane të sigurisë bllokuan sulmuesit që ishin në gjendje të hynin në kompleks. Disa kishin lejek me lëndë shpërthyese.

Agjencia Associated Press njofton se talebanët morrën përgjegjësinë për sulmin.

Sulmet e militantëve janë përshkallëzuar gjatë javëve të fundit, ndërsa trupat e huaja po pakësojnë praninë e tyre në Afganistan para tërheqjes së plotë deri në fund të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG