Lidhje

OPDAT për korrupsionin në Shqipëri

  • Armand Mero

Në Shqipëri, OPDAT-i, misioni i Departamentit amerikan të Drejtësisë, i cili i jep asistencë institucioneve shqiptare në fushën e Drejtësisë dhe Sigurisë, shprehet kundër ndryshimeve të parashikuara nga qeveria shqiptare për ta konsideruar korrupsionin si një vepër të rëndë penale, që do të duhet të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të rënda.

Në një letër dërguar komisionit parlamentar të ligjeve, ku këto ndryshime pritet të diskutohen gjatë javës, ekspertët e OPDAT-it parashtrojnë një sërë arsyesh ligjore e proceduriale për të shpjeguar vërejtjet e tyre, përfshirë faktin se ndërhyrjet janë bërë pa ju nënshtruar konsultimeve me institucionet dhe grupet e interesuara.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG