Lidhje

50 të vrarë gjatë një ndeshjeje volejbolli në Afganistan


Zyrtarët afganë thonë se një autor sulmi vetëvrasës me bombë ka vrarë të paktën 50 persona gjatë një ndeshjeje volejbolli në lindje të vendit.

Ndeshja në provincën Paktika në Yahya Khel po ndiqej nga një numër i madh njerëzish. Të paktën 80 persona u plagosën gjatë sulmit dhe po trajtohen në objekte të ndryshme mjekësore në kryeqytetin Kabul.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Provinca Paktika, në kufi me Pakistanin, është një nga rajonet më të paqëndrueshme gjatë kryengritjes së udhëhequr nga talebanët kundër qeverisë qendrore.

Sulmi ndodhi dje, ndërsa Dhoma e Ulët e Parlamentit afgan miratoi marrëveshje sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe me NATO-n, duke i lejuar forcat ndërkombëtare të mbeten në vend edhe vitin e ardhshëm, për të mbështetur forcat lokale.

XS
SM
MD
LG