Lidhje

35 të vrarë në një sulm në Afganistan


UNAMA, Misioni i Ndihmave i OKB-së në Afganistan dënoi një sulm vetëvrasës me bombë që ndodhi sot, në të cilin u vranë 35 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Përmes një deklarate, UNAMA thonte se sulmet e vazhdueshme vetëvrasëse në zona me popullsi të dendur mund të përbëjnë krime lufte. Në deklaratë kërkohej gjetja dhe vënia para drejtësisë e personave përgjegjës.

Shefi i policisë i provincës Nangarhar, i tha gazetarëve se sulmi ndodhi sot, jashtë një banke në qytetin lindor Xhalalabad, ku punonjësit qeveritarë marrin çeqet e pagës së tyre.

Talebanët mohuan të kenë përgjegjësi për sulmin, duke e cilësuar atë “një akt të keq”.

XS
SM
MD
LG