Lidhje

Afganistan: Dhjetra të vrarë nga sulmi në një spital


Në Afganistan, persona të armatosur, të maskuar si mjekë, sulmuan sot spitalin më të madh ushtarak në Kabul, duke vrarë të paktën 30 vetë dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.

Sipas njoftimit të Ministrisë afgane të Mbrojtjes, forcat e sigurisë e rrethuan menjëherë spiatalin, duke vrarë të gjithë sulmuesit dhe duke i dhënë fund operacionit.

Dëshmitarët thanë se sulmi filloi me një sulm vetëvrasës me makinë-bombë në hyrje të spitalit dhe më pas, persona të armatosur me armë dhe granada, hynë me forcë në ndërtesën e spitalit, duke sulmuar pacientët dhe personelin mjekësor, deri në momentin kur ndërhynë forcat afgane të sigurisë, duke i vrarë të gjithë sulmueist. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG