Lidhje

Afganistani dhe India nënshkruajnë marrëveshje


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai dhe kryeministri i Indisë, Manmohan Singh nënshkruan sot marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në disa fusha, përfshirë projektet e vogla të zhvillimit, minierat dhe cështjet e të rinjve.

Dy udhëheqësit u takuan sot në New Delhi për të bërë thirrje për më shumë investime në Afganistan.

Presidenti Karzai tha sot pas takimit se mundësitë e investimeve janë përmirësuar në Afganistan sepse vendi është më optimist për të ardhmen.

India ka investuar mbi 2 miliardë dollarë në infrastrukturën e Afganistanit. Dy vendet tregojnë kujdes që bashkëpunimi i tyre të mos duket si kërcënim ndaj Pakistanit, që ndodhet mes Indisë dhe Afganistanit.

Para se të mbante takime në New Delhi me zotin Singh sot, Presidenjti Karzai u takua me zyrtarë të tjerë të lartë indianë dhe vizitoi përkujtimoren e Mahatma Gandhi.
XS
SM
MD
LG