Lidhje

Afganistan: Vriten 28 luftëtarë të IS


Autoritetet në Afganistan thanë sot se forcat e sigurisë kombëtare dhe goditjet e avionëve amerikanë pa pilot kanë vrarë të paktën 28 luftëtarë të Shtetit Islamik në një rajon të largët lindor në kufi me Pakistanin.

Sulmet u ndërmorën gjatë natës në dy distrikte të provincës së Nangarharit.

Kreu i njërit prej distrikteve i tha Zërit të Amerikës se 16 militantë të Daeshit u vranë kur raketat e lëshuara nga avionë amerikanë goditën një automjet dhe një tubim të Shtetit Islamik në një zonë të largët malore. Ndërsa në një aksion të veçantë, forcat afgane të sigurisë vranë 12 luftëtarë të grupit dhe plagosën disa të tjerë në përleshje gjatë natës.

XS
SM
MD
LG