Lidhje

Guvernatori i Kandaharit në Afganistan kërkon përforcime trupash

  • Zëri Amerikës

Guvernatori i Kandaharit në Afganistan kërkon përforcime trupash

Guvernatori i Kandaharit në Afganistan kërkon përforcime trupash

Guvernatori i provincës së Kandaharit në Afganistan, ka kërkuar përforcime trupash pas një serie sulmesh vetvrasëse mbrëmë që lanë 35 të vrarë.

Zyrtarët thanë se ekstremistët talebanë kryen 5 shpërthime të mëdha në qytet si pjesë e një operacioni që duket se kishte në shënjestër burgun më të madh të qytetit.

Në një sulm të ngjashëm në vitin 2008, militantët liruan qindra të burgosur por zyrtarët thanë se tentativa për hapjen e burgut ditën e djeshme, dështoi. Mes të vrarëve numërohen 13 policë dhe 22 civilë.

Zyrtarët thanë se 57 njerëz u plagosën në sulmet e djeshme. Një tjetër shpërthim ndodhi mëngjesin e sotëm në një kompani ndërtimi pranë Kandaharit. Autoritet thanë se të paktën 5 njerëz u plagosën.

Kandahari është vendlindja e lëvizjes talebane dhe ende konsiderohet si një bazë e fortë e militantëve. Komandantët e forcave amerikane dhe të NATO-s po planifikojnë një sulm në shkallë të gjerë për muajt e ardhshëKandahari është vendlindja e lëvizjes talebane dhe ende konsiderohet si një bazë e fortë e militantvem, për të spastruar qytetin nga militantët dhe për të përmirësuar sigurinë dhe qeverisjen lokale. (ze)

XS
SM
MD
LG