Lidhje

Presidenti afgan bën betimin


Presidenti i ri i Afganistanit, Ashraf Ghani bëri betimin, në një ceremoni që u përshëndet si transferimi i parë demokratik i pushtetit.

Nën masa të rrepta sigurie, delegatët nga mbarë bota iu bashkuan udhëheqësve politikë dhe fetarë afgan në ceremoninë e sotme që u zhvillua në pallatin presidencial të Kabulit.

Zoti Ghani, i cili ka shërbyer si ministër i Financave për dy vjet nën presidentit Hamid Karzai, ftoi grupet opozitare – përfshi talebalët- të diskutojnë të ardhmen e vendit.

Rivali i tij në zgjedhje Abdullah Abdullah bëri gjithashtu betimin si shefi i ri ekzekutiv në një marrëveshje për ndarjen e pushtetit të arritur pas disa muajsh krize pas-zgjedhore.

Megjithatë dita e inaugurimit nuk ishte pa dhunë. Talebanët morrën përgjegjësinë për një sulm vetvrasës në afërsi të aeroportit të Kabulit ku u vranë të paktën katër persona.

XS
SM
MD
LG