Lidhje

Afganistan: 20 të vrarë në një sulm në hotel


Zyrtarët afganë thanë se rrethimi nga militantët i një hoteli pranë një liqeni në periferi të kryeqytetit ka përfunduar

Zyrtarët afganë thonë se rrethimi i një hoteli pranë një liqeni në periferi të kryeqytetit nga militantët ka përfunduar, duke lënë të paktën 20 njerëz të vrarë.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin gati 12-orësh ndaj hotelit Spozhmai pranë Kabulit që përfundoi sot. Autoritetet thonë se tre rojet e hotel dhe një polic ishin në mesin e të vdekurve.

Pesë militantë të armatosur me raketahedhës dhe jelekë të pajisur me eksplozivë sulmuan hotelin të enjten në mbrëmje, duke vrarë rojet e sigurisë dhe pastaj qëlluan mbi klientët të cilët ishin duke ngrënë.

Militantët pastaj morën peng një numër njerëzish, përfshirë gra dhe fëmijë. Zyrtarët thonë se të paktën 250 klientë ishin në hotel gjatë sulmit.

Forcat afgane të sigurisë arritën t’i lironin më shumë se 40 pengje që mbaheshin nga militantët, dhe rrethimi përfundoi me vdekjen e sulmuesit të fundit. Helikopterët e NATO-s i dhanë mbështetje forcave afgane.
XS
SM
MD
LG