Lidhje

Afganistan: 13 të vdekur në një sulm vetëvrasës


Zyrtarët në Afganistanin lindor thonë se 13 vetë humbën jetën dhe 14 u plagosën, në një sulm vetëvrasës me bombë.

Një zëdhënës i qeverisë së provincës Nangarhar tha se autori i sulmit e aktivizoi bombën sot në mëngjes në Jalalabad në kompleksin rezidencial të një anëtari me peshë të këshillit rajonal, i cili shpëtoi pa dëmtime.

Media lokale thotë se shpërthimi ndodhi ndërsa po mbahej një takim i udhëheqësve fisnorë në shtëpinë e zyrtarit lokal.

XS
SM
MD
LG