Lidhje

140 ushtarë afganë të vrarë nga Talibani


Një sulm vetëvrasës i Talebanit ndaj forcave afgane ka lënë 140 të vrarë në incidentin më të rëndë ndaj personelit ushtarak në Afganistan që nga 2001.

Sipas dëshmitarëve, sulmi i kryer gjatë natës ndaj një baze ushtarake u realizua nga një grup xhihadistësh që qëlluan me armë mbi ushtarët, duke rezultuar në një betejë të ashpër ku disa xhihadistë mbetën të vrarë, të tjerët hodhën veten në erë. Autorët e sulmit u futën në bazë me automjete ushtarake, pasi ishin veshur si ushtarë dhe sulmuan komandën e korpusit të 209 të ushtrisë afgane në Mazar-i-Sharif, kryeqyteti i provincës Balk.

Media lokale citon zyrtarë të sigurisë sipas të cilëve përveç 140 ushtarëve të vrarë ka edhe të paktën 100 të tjerë të plagosur.

Sipas dëshmitarëve autorët e sulmit qëlluan me plumba në drejtim të ushtarëve kur po dilnin nga xhamia mbrëmë pas lutjeve, ndërsa një grup tjetër ekstremistësh sulmoi mencën, para se ushtarët të përgjigjeshin me zjarr duke eliminuar disa prej tyre, ndërsa autorët e tjerë të sulmit hodhën veten në erë.

Talibani mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG