Lidhje

Afganistani zbulon plane për sulme vetëvrasëse


Zyrtarë të shërbimeve afgane të zbulimit thanë se ekstremistët po përfundonin planet për të sulmuar parlamentin dhe rezidencën e nënpresidentit

Zyrtarë të shërbimeve afgane të zbulimit thonë se forcat e sigurisë kanë arrestuar pesë kryengritës që po planifikonin një seri sulmesh vetëvrasëse në Kabul.

Autoritetet thanë sot se ekstremistët po përfundonin planet për të sulmuar parlamentin dhe rezidencën e nënpresidentit Mohamad Karim Kalili.

Zyrtarët thanë se një prej ekstremistëve ishte pakistanez. Autoritetet afgane e kanë akuzuar prej kohësh Pakistanin se lejon të strehohen në territorin e tij ekstremistë islamikë të Talebanit, që synojnë rrëzimin e qeverisë afgane të Presidentit Karzai, e cila gëzon mbështetjen e perëndimit.
XS
SM
MD
LG