Lidhje

Afganët kërkuan sulmin që goditi spitalin


Organizata Mjekët pa Kufi thotë se sulmi amerikan ndaj një spitali në Kunduz i cili kishte për qëllim të godiste objektivat talebane ishte “krim lufte”. Komandanti i forcave amerikane në Afganistan, Gjenerali, John Campbell, ka dhënë urdhër që të hetohet incidenti dhe thotë se rezultatet paraprake do të dalin brenda disa ditësh.

Shkatërrim në një prej vendeve më të pazakonta. Një spital ku të plagosurit nga lufta kuroheshin. Grupi “Mjekët pa Kufi” thotë se sulmi la 22 të vdekur, përfshi punonjës të spitalit dhe fëmijë.

Gjenrali më i lartë amerikan në Afganistan, John Campbell, u tha gazetarëve se ushtria afgane ishte ajo që kishte kërkuar goditjen kundër luftëtarëve taleban në atë zonë.

“Forcat afgane kërkuan mbështetje sepse ishin nën një sulm direkt.” ​

Gjenerali tha se forcat amerikane janë në Konduz duke këshilluar forcat afgane dhe se njoftimet e mëparshme se forcat amerikane atje gjendeshin nën sulmin e talebanëve ishin të pasakta.

“Mjekët pa Kufi” thanë përmes një deklerate se ... “Bombat u lëshuan nga amerikanët dhe ushtria amerikane mbetet përgjegjëse për objektivat që goditi. Nuk mund të ketë justifikime për këtë vepër të tmerrshme.”

Gjenerali amerikan u shpreh qartë për qëndrimin.

“Nëse janë bërë gabime, ne do t’i pranojmë ato. Autorët do t’i mbajmë përgjegjës dhe do të ndërmarrin hapa për të siguruar që gabimet të mos përsëriten.”

Në kushtet e luftës, thonë analistët, tragjedi si kjo nuk mund të parandalohen, pavarësisht sa të kujdeshëm mund të tregohen amerikanët.

Anthony Cordesman është me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Kur ke vetëm sekonda apo minuta për të vepruar, kur merr mesazhe kontradiktore nga burime të ndryshme të komandës, dhe kur nuk mund të presësh verifikimin e disa rregullave ideale të veprimit ushtarak, atëherë incidente të tilla do të ndodhin.”

Në një dekleratë dërguar Zërit të Amerikës, Talebanët hodhën poshtë se kishin patur luftëtarë në spital në kohën kur ndodhi sulmi. Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Talebanin për luftimet brenda qytetit, për të cilin tha se, me dashje vihet në rrezik jeta e civilëve.

XS
SM
MD
LG