Lidhje

Afganistani akuzon SHBA për shkelje marrëveshjeje


Presidenti afgan Hamid Karzai po i akuzon Shtetet e Bashkuara për shkeljen e një marrëveshjeje për tranferimin në kontrollin e qeverisë afgane të mbi 3 mijë të burgosurve të një burg ushtarak që ka qenë objekt detatesh. Në shtator, Shtetet e Bashkuara ia dorëzuan zyrtarisht Afganistanit kontrollin e burgut të Bagramit, në veri të Kabulit.

Në atë kohë, zoti Karzai e përshëndeti transferimin si një fitore për sovranitetin e vendit të tij. Por gjatë një takimi që pati në Kabul, udhëheqësi afgan tha se kishte dëgjuar njoftime nga prokurori i përgjithshëm dhe komandanti i policisë ushtarake, se “edhe të burgosurit të cilëve u ishte dhënë pafajësia nga gjykata, vazhdojnë të mbahen në burg” dhe se forcat amerikane vazhdojnë të burgosin njerëz në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar të mirëkuptimit mes të dy vendeve.

Zëdhënësi i Presidentit afgan i tha gazetarëve se forcat amerikane kanë ndaluar mbi 70 të burgosur në Bagram, megjithë urdhërat e gjykatës për lirimin e tyre. Në një deklaratë të zytës së tij, zoti Karzai ka caktuar Ministrin e Mbrojtes, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komandantin e Burgut të Bagramit, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’u siguruar për atë që ai e cilësoi afganizimin e burgjeve dhe transferimin e plotë të autoritetit zyrtarëve afganë. Shtetet e Bashkuara nuk kanë komentuar për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG