Lidhje

Dy ushtarë amerikanë të vrarë në Afganistan


Zyrtarët e NATOs në Afganistan thane se dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi nga një person i maskuar me veshje të ushtrisë afgane apo me uniformë të policisë. Sulmi ndodhi në provincën Vardak, në pjesën lindore të vendit.

Dhuna sot vjen ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel u largua nga Afganistani pas vizitës së tij të parë atje që kur erdhi në këtë detyrë. Vizita nuk kaloi pa probleme: Presidenti afgan Hamid Karzai mbajti një fjalim të debatueshëm, ndërkohë që si pasojë e problemeve të sigurisë dje u anulua një konference e përbashkët shtypi e zotit Hagel me presidentin në Kabul.

Në fjalimin e tij dje, presidenti Karzai akuzoi talebanët se po “i shërbenin Amerikës” duke përdorur sulmet si ai i të shtunës për të frikësuar afganët që mund të kërkojnë qëndrimin e forcave të huaja në vend edhe pas vitit 2014.
XS
SM
MD
LG