Lidhje

OKB: Shtohet numri i viktimave në Afganistan


Kombet e Bashkuara thonë se në Afganistan janë shtuar 23 për qind viktimat mes civilëve në 6-mujorin e parë të vitit 2013. Misioni i ndihmës në Afganistan, pjesë e OKB-së, që njihte si UNAMA, thotë në raportin e 6-mujorit të parë të vitit, se shtimi i vdekjeve mes civilëve ka ndodhur për shkak të përdorimit të bombave.

UNAMA ka dokumentuar 1 mijë e 319 vdekje mes civilëve dhe 2 mijë e 533 të plagosur në gjysmën e parë të vitit 2013, një rritje me 14 për qind të vdekjeve dhe 28 për qind të të plagosurve gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Sipas raportit, shifrat e reja japin një panoramë të ndryshme nga ajo e vitit të kaluar, kur pati rënie të numri të viktimave dhe një kthim në vitin 2011, kur pati një numër të madh vdekjesh dhe të plagosurish.

Sipas raportit të OKB-së, 74 për qind e viktimave u shkaktuan nga kryengritësit, 9 për qind nga forcat pro-qeveveritare dhe 12 për qind si rezultat i luftimeve mes të dy palëve.

Por Forca Ndërkombëtare e Sigurisë jep shifra të ndryshme, sipas ISAF, kryengritësit janë shkaktarët e 90 për qind të viktimave mes civilëve këtë vit dhe se mbrojtja e civilëve të pafajshëm është një përgjegjësi e shenjtë që forcat e koalicionit duhet ta marrin shumës seriozisht.
XS
SM
MD
LG