Lidhje

11 të vrarë në Afganistan


NATO tha se mes të vrarëve nga rrëzimi i një helikopteri në Afganistanin jugor ishin 7 trupa amerikane dhe 4 afgan

Aleanca e NATO-s tha se helikopter i saj u rrëzua në Afganistanin jugor duke vranë 7 trupa amerikane dhe katër afgan.

Koalicioni tha se tre ushtarë afganë dhe një përkthyes civil afgan u vranë kur helikopteri i tipit Black Hawk u rrëzua sot.

Autoritetet afgane thanë se helikopteri u rrëzua në distriktin Shah Wali Kot të provincës së Kandaharit. Shkaku i incidentit po hetohet dhe aleanca e Natos nuk dha hollësi të tjera.

Talibanët morrën përgjegjësinë për rrëzimin e helikopterit. Grupi i kryengritësve ka bërë pretendime të ngjashme në të kaluarën.

XS
SM
MD
LG