Lidhje

Sot, 11 vjetori i luftës në Afganistan


Më tepër se 3 mijë anëtarë të forcave të koalicionit kanë vdekur në këtë luftë, mes tyre 2 mijë amerikanë.

7 tetori shënon 11 vjetorin e luftës në Afganistan, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara. Kjo është lufta më e gjatë në historinë amerikane. Më tepër se 3 mijë anëtarë të forcave të koalicionit kanë vdekur në këtë luftë, mes tyre 2 mijë amerikanë. Në luftën e Afganistanit kanë vdekur edhe mijëra civilë afganë. Shkak për fillimin e luftës ishin sulmet terrorite të 11 shtatorit të vitti 2001.

Më pak se një muaj më vonë, trupat amerikane shkuan në Afgansitan, për të luftuar dhe sulmuar militantët e Al kaidës dhe qeveribë talebane në pushtet të asja kohe, që mbronte organizatën terroriste. Talebanët u shpartalluan me shpejtësi, por kryengritja e militantëve u fuqizua në vite.

Shtetet e Bashkuara dhe trupat ndërkombëtare muajt e fundit janë ndeshur nga sulmet nga brenda radhëve, që janë sulmet e ushtarëve dhe policisë afgane ndaj trupave perëndimore. Forcat e koalicionit kanë filluar tashmë tërheqjen nga Afganistani. Të gjitha trupat luftarake janë në plan të largohen prej andej deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG