Lidhje

SHBA, shqetësim për Afganistanin


Lieutenant General John "Mick" Nicholson
Lieutenant General John "Mick" Nicholson

Gjenerali i ushtrisë amerikane i zgjedhur për të komanduar forcat e SHBA dhe të NATO-s në Afganistan paralajmëroi se gjendja e sigurisë atje është përkeqësuar, pavarësisht përpjekjeve të guximshme nga ana e forcave afgane.

Gjeneral-Lejtnant John "Mick" Nikolson i tha të enjten komisionit të Senatit për shërbimet e armatosura se grupet terroriste si Shteti Islamik dhe al Kaida, vazhdojnë ta shohin Afganistanin si një objektiv dislokimi. Ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të duhet të marrin një qasje më agresive.

Shqetësim i veçantë për zyrtarët e ushtrisë dhe të inteligjencës amerikane është përhapja e grupit Shteti Islamik, i cili po përpiqet të krijojë një strehë të sigurt në provincën Nangarhar, si dhe rigjallërimi i al-Kaidës në provincën Kandahar.

XS
SM
MD
LG