Lidhje

Udhëheqësit afrikanë i ofrojnë amninsti presidentit në pushtet të Bregut të Fildishtë

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit afrikanë i ofrojnë amninsti presidentit në pushtet të Bregut të Fildishtë

Udhëheqësit afrikanë i ofrojnë amninsti presidentit në pushtet të Bregut të Fildishtë

Udhëheqësit afrikanë u takuan të hënën me presidentin në pushtet të Bregut të Fildishtë, Loran Bagbo, duke i ofruar atij amnesti me kusht që t’ia dorëzojë detyrën rivalit Alasan Uatara.

Kjo ishte hera e dytë brenda një jave që presidentët e Beninit, Kepit të Gjelbër dhe Sierra Leones takohen me zotin Bagbo. Atyre iu bashkëngjit të hënën edhe kryeministri i Kenias, Raila Odinga. Grupi u largua nga Abixhani pasi zhvilluan bisedime edhe me zotin Uatara, i cili u tha gazetarëve se koha për diskutime e diplomaci kishte mbaruar.

Një përfaqësues i zyrës së zotit Odinga tha se presidenti në pushtet i Bregut të Fildishtë do të kishte të garantuar sigurinë po të pajtohej të dorëzonte postin në bazë të një marrëveshjeje të panegociueshme, të cilën ia ofruan udhëheqësit afrikanë.

Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë thanë të hënën se janë të gatshëm ta ndihmojnë zotin Bagbo të largohet “me dinjitet” nëse heq dorë nga pushteti, duke i dhënë atij mes tjerash mundësinë e vendosjes në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ata thanë se po ngushtoheshin mundësitë për një gjë të tillë.

Zyrtarët thonë se disa vende i kanë ofruar strehim zotit Bagbo, por se presidenti renegat deri tani i ka bërë ballë trysnisë ndërkombëtarë për të hequr dorë nga pushteti.

Shumica e vendeve afrikane dhe atyre perëndimore njohin zotin Uatara si fituesin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, por zoti Bagbo këmbëngul se ka fituar dhe nuk po pranon të lë detyrën.

XS
SM
MD
LG