Lidhje

Afrika e Jugut feston ditëlindjen e Nelson Mandelës


Afrika e Jugut feston ditëlindjen e Nelson Mandelës
Afrika e Jugut feston ditëlindjen e Nelson Mandelës

Miliona vetë në Afrikën e Jugut po festojnë ditëlindjen e Nelson Mandelës, i cili sot mbushi 93 vjeç.

Fëmijë shkollash e filluan ditën me një këngë të veçantë për ditëlindjen e Mandelës, ndërsa shumë të rritur iu përgjigjën thirrjes së tij për t'ia dedikuar këtë ditë punës vullnetare në komunitete.

Simboli i luftës kundër aparteidit e festoi ditëlindjen me familjen dhe miqtë e tij në qytetin Kunu.

Në urimet me rastin e ditëlindjes, Presidenti amerikan Barak Obama e cilësoi zotin Mandela "shembull i shkëlqyer për komunitetin global dhe për të gjithë ata që punojnë për demokracinë, drejtësinë dhe ripajtimin".

XS
SM
MD
LG