Lidhje

Tiranë: Studiuesit komentojnë zgjedhjet vendore


Studiues të jetës politike në Shqipëri vërejnë se zgjedhjet vendore po përballen me një seri sfidash dhe dilemash.

Sipas tyre, shqetësimi më i madh është dekriminalizimi i kandidaturave nuk u krye, sepse partitë nuk kishin vullnet.

“Qytetarët po ftohen të zgjedhin të pakëtn 4 apo 5 kandidatë me të shkuar kriminale dhe kjo është një minus i madh për demokracinë shqiptare” - thotë Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike.

Studiuesit theksuan po ashtu se fushata për zgjedhjet vendore u bë shumë e ngjashme me ato për parlament.

Kristaq Kume, drejtues i Institutit për Zhvillimin e Demokracisë dhe Sistemeve Zgjedhore thotë se matja pa ndalim e mbështetjes elektorale është difekt i përsëritur i partive politike, por kjo i la kandidatët bashkiakë pa shpjeguar platformat e tyre për qeverisjen e komunitetit.

Ndërsa drejtuesi i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi, thotë se kandidatët nuk vizituan dot tërësisht zonat e tyre zgjedhore dhe ndoshta koha e fushatës duhet zgjatur në të ardhmen.

Krahas protagonizmit të tepruar të kryetarëve në këtë fushatë u përsërit edhe sëmundja tjetër shumë-vjeçare e mungesës të dhënave mbi burimin e financimeve.

Askush nuk di të thotë se nga vijnë paratë për fushata kaq luksoze, që marrin peng fituesit, pohojnë studiuesit.

Mundësitë për të bërë transparencën mbi financimin e fushatave janë shumë të pakta. I vetmi hap që mund të hidhet ligjërisht është një kontroll i KQZ tek financat e partive, pasi ato dorëzojnë një raport të pastruar nga çdo dyshim.

Edhe angazhimi i KQZ në këto kontrolle nuk ka qenë i dukshëm.

Sipas studiuesve, ky koalicion qeverisës po organizon zgjedhje për herë të parë, por fushata dheprocesi zgjedhor janë larg premtimeve, që ka bërë më parë kur ishin në opozitë.

Administrata publike dhe mjetet e saj u përdorën sërish në fushatë për transport dhe për të mbushur sheshet, ndërsa pati edhe shumë retorikë negative.

Një numër incidentesh nuk duhej të ndodhnin, dhe protagonistët e dhunës po verpojnë për paradoks në ato zona ku sondazhet tregojnë diferenca të dukshme midis konkurrentëve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG