Lidhje

Kompensohen personat me aftësi të kufizuar


Në Shqipëri, qeveria tha se po paguan fondet e personave me aftësi të kufizuar për muajin dhjetor, pas një ndërprerjeje disamujore nga qeveria paraardhëse.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere


Qeveria shqiptare vendosi në mbledhjen e sotme që të paguajë të gjithë detyrimet financiare për muajin dhjetor ndaj personave me aftësi të kufizuar, duke ndërprerë vonesat e këtyre pagesave qysh prej 4 muajsh. Ministri i mirëqenies sociale dhe rinisë, Erjon Veliaj tha se qeveria e re gjeti një fond social të shpërdoruar thuajse tërësisht nga qeveria e mëparshme, por së paku gjeti mundësitë t'u paguajë 18 milionë dollarë personave me aftësi të kufizuar në prag të festave, duke zhvendosur fonde paralele nga sektorë të tjerë.

“Sot kemi aprovuar një fond prej 1.8 miliardë lekë për të shlyer të plotë pagesat për muajin dhjetor, në mënyrë që asnjë nevojtar të mos shkojë i pangrënë teksa hyjmë në festa. Kjo është një përpjekje kolosale për të gjetur fondet, në kushtet që kur kemi ardhur në pushtet kemi gjetur 96% të fondit të shpenzuar për fushatën elektorale” - tha zoti Veliaj.

Këto janë pagesat vetëm për muajin dhjetor. Qeveria e re e zotit Rama u gjet para faktit se prej 4 muajsh personat me aftësi të kufizuara nuk merrnin prej disa muajsh pagesat e tyre sipas ligjit, dhe premtoi që së paku muajin do ta pagaunte, ndërsa muajt paraardhës do të kompensoheshin më vonë. Krahas përpjekjeve për të pastruar nga abuzimet listat e shërbimeve sociale, ministria e mirëqenies sociale, disa biznese dhe disa organizata joqeveritare nisën nga sot lëvizjen me emrin “Shqipëria Dhuron” në ndihmë të të varfërve.

Po sot partia demokratike e opozitës akuzoi qeverinë se po bën shkurtime nga administrata shtetërore të motivuara politkkisht. Sipas Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qeveria Rama e ka ngriti në 4 mijë e 500 numrin e burrave dhe grave të pushuarve padrejtësisht nga administrata në 3 muaj të qeverisjes së re, duke punësuar klientelat e tyre politike dhe krahinore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar po bisedon me qeverinë Rama për një kreditim të financave shqiptare rreth 300 milionë dollarë për të shlyer borxhet ndaj bizneseve, për të mbyllur investimet infrastrukturoe të mbetura në gjysëm dhe për të stabilizuar financat shtetërore. Bisedimet me FMN janë në vazhdën e hartimit të projekt-buxhetit për vitin e ri, me synimin që së pari të shlyhen borxhet e mbetura nga qeveria Berisha, dhe kontrollli më i mirë ndaj fondeve sociale si shëndetësia dhe arsimi.

XS
SM
MD
LG