Lidhje

Arrestohet udhëheqësi i Agimit të Artë


Në Greqi, policia arrestoi sot udhëheqësin dhe drejtues të tjerë të lartë të partisë së ekstremit të djathtë Agimi i Artë, në një përshkallëzim të masave të qeverisë, pas vrasjes së një muzikanti, aktivist i majtë nga një simpatizant i partisë.

Nën akuzat për formimin e një organizate kriminale, policia deklaroi arrestimin e 17 anëtarëve të Agimit të Artë, përfshirë kreun e partisë Nikos Michaloliakos, zëdhënësin e e lëvizjes, dhe tre ligjvënës të tjerë. Nga gjashtë ligjvënësit e akuzuar, vetëm njëri nuk është kapur ende.

Është hera e parë që nga viti 1974 që arrestohen deputetë të parlamentit aktual. Arrestimet nxjerrin në pah përpjekjet e qeverisë greke për ta paralizuar partinë anti-emigracion, që ka mbajtur një qëndrim vetëmbrojtës që pas vrasjes së muzikantit.

Një operacion i kundërterrorizmit vazhdonte ende në orët e para të pasdites. 35 fletë arresti janë lëshuar për anëtarët e Agimit të Artë. Partia shprehu indinjatën për arrestimet në një SMS dërguar gazetarëve.
XS
SM
MD
LG