Lidhje

Parlamenti grek pezullon fondet për partinë Agimi i Artë


Ligjvënësit grekë të martën votuan për pezullimin pa afat të ndihmës shtetërore ndaj partive politike të akuzuara për veprimtari kriminale, një lëvizje që ka në shënjestër partinë neo-naziste Agimi i Artë.

Masa u miratua me 235 vota pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e partisë Agimi i Artë u larguan nga parlamenti pas debatit mbi këtë propozim.

Votimi ndodh vetëm disa javë pasi pesë anëtarë të parlamentit të partisë Agimi i Artë dhe 10 anëtarë të tjerë të kësaj partie u arrestuan në lidhje me vrasjen e një muzikanti të majtë.

Udhëheqësi i partisë dhe të paktën dy ligjvënës janë ende në paraburgim dhe përballen me akuzat se i takojnë një organizate kriminale. Dhjetë të tjerëve u është hequr imunitetit në mënyrë që ata të përballen me akuza të ngjashme.

Asnjë nga udhëheqësit e kësaj partie nuk akuzohet në lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen e këngëtarit të muzikës rap Pavlos Fissas më 18 shtator, dhe partia Agimi i Artë pretendon se ndjekja penale e anëtarëve të saj është e motivuar politikisht. Për kryerjen e këtij sulmi është fajësuar një vullnetar i partisë, i cili ndeshet me akuza për vrasje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG