Lidhje

Agjencia e Anti-Dopingut i heq titujt Armstrongut


Agjencia amerikane Anti-Dopingut tha se do t’i heqë titujt çiklistit të famshëm Lance Armstrong dhe do ta ndalojë atë të marr pjesë në garat e këtij sporti.

Agjencia e bëri njoftimin dje, pasi Armstrong tha se nuk do të luftojë më akuzat për doping, pas vendimit të një gjykate federale amerikane për shkarkimin e padisë së tij kundër agjencisë. Armstrong fitoi shtatë trofe të Tour de France nga viti 1999-2005.

Çiklisti tha se nuk ka "asnjë provë fizike " për të mbështetur pretendimet për përdorimin e dopingut. Ai tha se e kishte vënë veten në dispozicion për testim "në çdo kohë në çdo vend të botës."

Agjencia e Anti-Dopingut pohon se Armstrongu ka përdorur substance të ndaluara për shtimin e performancës për vite me rradhë.

40-vjeçari Armstrong, i cili e la sportin vitin e kaluar, ka qenë një hero për shumë njerëz për kapërcimin e kancerit dhe për mbështetjen e fondacionit të tij për kërkime të kancerit.
XS
SM
MD
LG