Lidhje

Agjencia kineze e lajmeve vlerëson departamentin amerikan të thesarit

  • Zëri Amerikës

Agjencia kineze e lajmeve vlerëson departamentin amerikan të thesarit

Agjencia kineze e lajmeve vlerëson departamentin amerikan të thesarit

Agjencia kineze e lajmeve vlerësoi departamentin amerikan të thesarit që nuk e piketoi Pekinin si manipulator të monedhës, duke thënë se ka ardhur koha të ecet përtej zënkave të pakuptimta mbi vlerën e juanit.

Megjithëse departamenti amerikan i thesarit tha dje se juani ishte shumë i nënvlerësuar, ai refuzoi ta quante Kinën një manipulatore të monedhës që mund të çonte në veprime ndëshkuese nga ligjvënësit amerikanë.

Xinhua tha se lëvizja ishte një sinjal pozitiv që mund të ndihmojë në zbutjen e tregjeve.

Zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar prej kohësh Kinën për mbivlerësim të juanit për ti bërë eksportet e saj më të lira në krahasim me produkte të ngjashme të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG