Lidhje

Agjencitë ruse të lajmeve identifikojnë autorin e sulmit në aeroportin Domodedovo të Moskës

  • Zëri Amerikës

Agjencitë ruse të lajmeve identifikojnë autorin e sulmit në aeroportin Domodedovo të Moskës

Agjencitë ruse të lajmeve identifikojnë autorin e sulmit në aeroportin Domodedovo të Moskës

Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan identitetin e autorit të sulmit vetëvrasës që shkaktoi 36 viktima në shpërthimin e javës së kaluar në aeroportin Domodedovo të Moskës.

Agjencitë e lajmeve thanë se personi ishte 20 vjeçari Magomed Jevlojev nga republika e Ingushetisë në rajonin e trazuar të Kaukazeve Veriore.

Agjencitë ruse të hetimit dhe sigurisë nuk e konfirmuan njoftimin.

Javën e kaluar, hetuesit thanë se i dyshuari ishte nga Kaukazet Veriore por nuk kishin publikuar emrin e tij.
Kreu i Shërbimi Federal rus të Sigurisë tha dje se sulmuesi besohet të ketë qënë nën influencën e një sasie të fuqishme droge në kohën e shpërthimit.

Shefi i sigurisë Alexander Bortnikov tha se një autopsi tregoi sasi të lartë të drogës dhe substancave psikotropike.

Presidenti rus Dmitri Medvedev tha dje se ndonëse është bërë përparim në këtë çështje, ajo nuk është ende e mbyllur. Të mërkurën, presidenti Vladimir Putin u tha gazetarëve se çështja është mbyllur.

XS
SM
MD
LG