Lidhje

Vëzhguesit, shqetësim për vonesa në përgatijen e zgjedhjeve


Në Tiranë, koalicioni i vëzhguesve shprehu shqetësim për vonesat në përgatitjen e zgjedhjeve për pushtetin vendorë.

Komisionet zonale nuk janë ngritur ende dhe nuk shihet ndonjë bashkëpunim mes partive për të organizuar zgjedhje të qeta dhe të rregullta. Ata pohuan se përvoja ka treguar që zgjedhjet shqiptare shtyhen deri në ditën e fundit dhe cilësia e procesit zgjedhor bie shumë.

Zgjedhjet vendore po zhvillohen edhe këtë vit në Shqipëri me shumë vonesa dhe mungesa, që do të ulin cilësinë e procesit zgjedhor.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë u kërkoi partive dhe institucioneve që të ngrejnë pa humbur më kohë komisionet zonale, pasi po mbarojnë të gjitha afatet ligjore mbi përgatitjen e një procesi zgjedhor normal.

Çështja tjetër shqetësuese, sipas tyre, është mungesa e transparencës mbi pastërtinë e kandidatëve për bashkiakë.

Partitë kryesore po përgatitin listat e kandidatëve në bashkëpunim me aleatët më të vegjël, siç bëri sot PS me PDIU dhe më parë me LSI-në. Po ashtu edhe PD nisi tubimet nëpër qytete.

Por Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë foli me shqetësim mbi vonesat në përgatitjen e zgjedhjeve.

Zonja Gerta Meta thotë se gjithçka po lihet sërish për në minutën e fundit, dhe partitë kryesore nuk po bëjnë asnjë përgatitje me mirëkuptimin që premtuan në marrëveshjen e 24 dhjetorit.

Edhe këtë vit kandidimi i grave do të jetë sërrish në minimum, sepse partitë dhe komisioni i ligjeve nuk e pranuan propozimin e shoqërisë civile, që rreth 20 për qind e kandidatëve për bashki të jenë femra.

Ata thanë se do t'i përfshijnë gratë vetëm si këshilltare bashkiake, por jo si kandidate. Partitë janë gati të paguajnë gjobat për shkelje ligjore se sa të kandidojnë gratë në politikë dhe vendim-marrje.

XS
SM
MD
LG