Lidhje

Virusi H1N1: 284 mijë të vdekur në epideminë e vitit 2009


Një studim i ri thotë se epidemia e gripit të derrit H1N1 e vitit 2009 ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 284,000 njerëzve – një shifër kjo 15 herë më e lartë se numri zyrtar i vdekjeve i raportuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Studimi i botuar në Revistën Mjekësore Britanike Lancet për Sëmundjet Infektive thotë se numri aktual i vdekjeve mund të jetë i lartë deri në 575,000 persona.

Studimi i udhëhequr nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë se numëri zyrtar u vdekjeve u bazua vetëm në rezultatet laboratorike.

Sipas studimit shumë viktima të gripit të derrit kanë jetuar në vende ku nuk ka laboratorë mjekësore.

Studimi gjithashtu thotë se virusi i gripit të derrave jo gjithmonë mund të zbulohet pasi viktima vdes.

Shkencëtarët thonë se 51 për qind e vdekjeve të gripit të derrit kanë ndodhur në Afrikë dhe Azinë Juglindore.
XS
SM
MD
LG