Lidhje

Ahmadinexhad: Bisedimet e mëtejshme janë të mundshme

  • Zëri Amerikës

Iran nuclear

Iran nuclear

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad thotë se beson që bisedimet e mëtejshme me fuqitë botërore lidhur me programin bërthamor të Teheranit janë të mundshme.

Zoti Ahmadinexhad i bëri komentet sot, pas dy ditë negociatash në Turqi që përfunduan pa marrëveshje.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Kethrin Ashton tha se ishte e zhgënjyer nga bisedimet pa marrëveshje mes Iranit dhe 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë, një grup i njohur si 5+1.

Ajo tha se negociatat në Turqi ngecën për shkak të këmbënguljes së Iranit, që OKB-ja t’i heqë sanksionet, një kusht që Grupi 5+1 nuk e ka pranuar.

Kryenegociatori iranian Saed Xhalili tha se Teherani ka të drejtën të ketë teknologji bërthamore, përfshi atë të pasurimit të uraniumit. Vendet perëndimore e akuzojnë Iranin se përpiqet të sigurojë teknologji, për prodhimin e armëve bërthamore, një akuzë që Teherani e mohon.

XS
SM
MD
LG