Lidhje

Ahmadinexhad: Irani është një “vend bërthamor”

  • Zëri Amerikës

Ahmadinexhad: Irani është një “vend bërthamor”

Ahmadinexhad: Irani është një “vend bërthamor”

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad deklaroi se Irani është një “vend bërthamor”.

Në një fjalim sot në qytetin Karaj në veri të vendit, zoti Ahmadinexhad tha gjithashtu se Irani është i gatshëm për “bisedime të sinqerta” me fuqitë botërore në një takim në Turqi lidhur me programin e tij të debatueshëm bërthamor.

Ai tha se presionet politike dhe ekonomike kanë dështuar dhe Irani ka ruajtur pavarësinë bërthamore.

Komentet bëhen ndërsa Irani dhe anëtarët e përhershëm e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si edhe Gjermania pritet të ndërmarrin një raund tjetër bisedimesh në fund të janarit.

Gjatë fjalimit, zoti Ahmadinexhad kritikoi sanksionet ndërkombëtare dhe tha se ato vetëm e kanë forcuar Iranin.

Këshilli i Sigurimit vendosi një raund të katërt dhe më të rreptë sanksionesh ndaj Iranit në qershor pasi Teherani refuzoi të ndalë aktivitetet bërthamore.

XS
SM
MD
LG